Nuk përfilli urdhrin e Gjykatës, arrestohet qytetari nga Suhareka

18.09.2021

Në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një rast të mospërfilljes së urdhrave të Gjykatës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rast, pasi që nuk ka përfilluar urdhrin e Gjykatës. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Suharekë, rreth orës 10:05. Me vendim […]

Nuk përfilli urdhrin e Gjykatës, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: © Hallka Marketing Agency

Në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një rast të mospërfilljes së urdhrave të Gjykatës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rast, pasi që nuk ka përfilluar urdhrin e Gjykatës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Suharekë, rreth orës 10:05.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar  është iniciuar rast, pasi që nuk ka përfillura urdhrin e gjykatës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur PK-ja.