Nuk ndalen vjedhjet në Suharekë, vetëm në korrik dhe gusht ndodhën 21 të tilla

09.09.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit […]

Nuk ndalen vjedhjet në Suharekë, vetëm në korrik dhe gusht ndodhën 21 të tilla Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit gusht ndodhën 9 vjedhje.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të vjedhjeve që janë raportuar gjatë muajit korrik dhe në gusht në stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Për këtë periudhë kohore, në muajin korrik dhe në gusht në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 21 vjedhje.

Gjatë muajit korrik të vitit 2021 ndodhën 8 vjedhje, prej tyre 3 në dy javët e para dhe 5 në dy javët e fundit të korrikut, ndërsa në gusht ndodhën 13 vjedhje, prej tyre 4 në dy javët e para dhe 9 të tjera në dy javët e fundit të gushtit.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, në takimet e sigurisë lokale.

MuajiNr. i vjedhjeve në Komunën e Suharekës
Korrik8
Gusht13
TOTAL21