Njoftim nga KEDS: Nesër ndërprerje e energjisë në disa fshatra të Suharekës

para 38 dite

Kompania KEDS ka njoftuar se nesër, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Komunës së Suharekës.

Njoftim nga KEDS: Nesër ndërprerje e energjisë në disa fshatra të Suharekës

Ndërprerja do të prekë Daljen 10 [kV] Mushtishti (kodi: 32000002) nga NS 110/10[kV] Theranda.

Fshatrat e prekura nga kjo ndërprerje janë:

”Dalja 10 [kV] Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 08:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i trafove, i ndarësve dhe izolatorëve, energjizimi i rrjetit të ri ajror, ngritja e shtyllave nën tension si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 13-Mushtisht.”

KEDS sqaron se arsyeja e këtyre ndërprerjeve janë projekte investive në kuadër të Lot 13-Mushtisht. Punimet përfshijnë ndërrimin e trafove, ndarësve dhe izolatorëve, energjizimin e rrjetit të ri ajror, ngritjen e shtyllave nën tension, si dhe punime të tjera elektrike.

Etiketat

Ofertat e fundit