Njoftim nga KEDS: Ndërprerje të planifikuara të rrymës në fshatrat e Suharekës nesër

para 36 dite

KEDS ka njoftuar për punime në rrjetin elektrik nesër, të dielen, më 15 qershor 2025, në disa fshatra të Komunës së Suharekës.

Njoftim nga KEDS: Ndërprerje të planifikuara të rrymës në fshatrat e Suharekës nesër

Këto punime do të shkaktojnë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike.

1. Ndërprerje e shkurtër për krijimin e kushteve të punës:

  • Dalja: 10[kV] Mushtishti (kodi: 32000002) nga NS 110/10[kV] Theranda.
  • Kohëzgjatja: Nga ora 08:30 deri në 09:00.
  • Vendet e prekura: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
  • Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension dhe largimi i urave TM.

2. Ndërprerje afatgjatë për projekte investive:

  • Dalja: NS 10/0.4[kV] Mushtishti Kull-1 (me kod: 32000002030) nga Dalja 10[kV] Mushtishti.
  • Kohëzgjatja: Nga ora 08:30 deri në 17:00.
  • Vendet e prekura: Vetëm fshati Mushtisht.
  • Arsyeja: Projekte investive, duke përfshirë energjizimin e Trafostacionit (TS) të ri, energjizimin e ormanit të ri me të gjitha daljet 0.4 kV, si dhe punime të tjera elektrike në kuadër të Lotit 13-Mushtisht.

KEDS kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura për këto ndërprerje, të cilat janë të nevojshme për modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit elektrik.

Etiketat

Ofertat e fundit