Një vit pas tërmetit në Shqipëri, Muharremaj krenar me zjarrfikësit e Suharekës

26.11.2020

Ka kaluar një vit nga tërmet i cili goditi Shqipërinë, tërmet ky që u mori jetën dhjetra personave dhe u lënduan qindra të tjerë. Kosova në ato kohë të vështira e ka ndihmuar në forma të ndryshme Shqipërinë, kujtojmë që zjarrfikësit e Suharekës kishin asistuar rregullisht në operacionet e kërkim shpëtimit në Thumanë, shkruan SuharekaOnline. […]

Një vit pas tërmetit në Shqipëri, Muharremaj krenar me zjarrfikësit e Suharekës Foto: Ilustrim

Ka kaluar një vit nga tërmet i cili goditi Shqipërinë, tërmet ky që u mori jetën dhjetra personave dhe u lënduan qindra të tjerë.

Kosova në ato kohë të vështira e ka ndihmuar në forma të ndryshme Shqipërinë, kujtojmë që zjarrfikësit e Suharekës kishin asistuar rregullisht në operacionet e kërkim shpëtimit në Thumanë, shkruan SuharekaOnline.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj përmes një fotografie të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në facebook ka rikujtuar ekipin e zjarrfikësve të cilit kishin kontribuar në operacionet e kërkim shpëtimit, e të cilët janë dekoruar nga Republika e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Këta janë Njësia e Zjarrëfikësve nga Suhareka, të cilët vitin e kaluar treguan shembullin e përkushtimit dhe të profesionalizmit gjatë intervenimit në shpëtimin e jetëve nga tërmeti në Shqipëri.

Ata u dekoruan nga institucionet më të larta shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe ne jemi krenarë me heroizmin e tyre.

Ato ditë, të gjithë pa dallim, secili në formën e vet treguam shembullin e mirë të humanizmit e të solidaritetit, për motrat dhe vëllezërit tanë.

Mirënjohës përgjithmonë !