Një rasti i ri me COVID-19 në Suharekë, 271 në tërë Kosovën

06.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,666 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Një rasti i ri me COVID-19 në Suharekë, 271 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,666 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 109,310 raste prej 953,794 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,270 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (56), Ferizaj (28), Fushë Kosovë (27), Gjilan (21), Podujevë (19), Gjakovë (16), Pejë (14), Rahovec (14), Viti (13), Prizren (11), Kamenicë (7), Lipjan (7), Gllogoc (6), Vushtrri (6), Mitrovicë (5), Obiliq (4), Shtime (4), Kllokot (2), Istog (2), Kaçanik (2), Dragash (1), Klinë (1), Suharekë (1), Zubin Potok (1), Shtërpcë (1), Novobërdë (1) dhe Malishevë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 15 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,719.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjakovë (7), Prishtinë (7) dhe Klinë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 1.321.