Një rast tentim dhunimi, 5 raste të dhunës në familje… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë
Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. Ndërsa, […]
Foto: Ilustrim
Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.
Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.
Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në komunë ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, raporton SuharekaOnline.
Sykaj ka vlersuar situatën të qetë dhe stabile, më pas ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 8 raste aksidente në trafik, 5 raste dhunë në familje, 1 tentim dhunimi, 6 vjedhje, 1 lëndim aksidental, 2 kanosje, 2 sulme , 1 organizim i skenave piramidale, 1 rast incident zjarri dhe 1 lëndim i lehtë trupor.
Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 427 tiketa për kundervajtje, ndërsa janë realizuar 25 prej tyre dhe janë bërë 10 vizita në shkolla.