Një rast pozitiv me COVID-19 në Suharekë, 12 në tërë Kosovën

15.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.668 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 12 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Një rast pozitiv me COVID-19 në Suharekë, 12 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.668 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 12 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,595 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.107 raste.

Rastet pozitive janë nga komunat: Istog (3), Prizren (2), Skenderaj (2), Lipjan (2), Prishtinë (1), Gjilan (1), Suharekë (1).