Një rast me covid-19 në Semetisht, Muharremaj apel: Rrini në shtëpi!

Edhe një rast tjetër e kemi në Komunën e Suharekës me rezultat pozitiv nga virusi Covid-19.

“I infektuari është nga fshati Semetisht dhe ka shkuar të kontrollohet vet në institut” ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj përmes telefonit ka konfirmuar rastin duke apeluar përsëri tek qytetarët për respektimin e rekomandimeve të institutit.

“Panikë nuk duhet të ketë, mirëpo situata është serioze dhe ne duhet të respektojmë patjeter rekomandimet nga institucionet shëndetësore” ka shtuar ai.

RAPORTO