Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë

17.11.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Ndërkaq, prej 17 rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, një rast pozitiv është nga Komuna e Suharekës, ky pas disa jave ku nuk u shënua asnjë rast pozitiv apo i vdekur në komunën tonë. Rastet pozitive me […]

Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Gjatë 24 orëve të fundit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Ndërkaq, prej 17 rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, një rast pozitiv është nga Komuna e Suharekës, ky pas disa jave ku nuk u shënua asnjë rast pozitiv apo i vdekur në komunën tonë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Klinë  4, Prishtinë  3, Podujevë  2, Kamenicë  2, Pejë  1, Ferizaj  1, Gjilan  1, Suharekë  1, Graçanicë  1, Mitrovicë  1.

Gjithashtu, sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjakovë  7, Prishtinë  4, Ferizaj  4, Graçanicë  2, Shtime  2.

Në total numri i rasteve aktive është 405.