Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, një i vdekur dhe 110 raste në tërë Kosovën

03.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 110 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, një i vdekur dhe 110 raste në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 110 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes nga ky virus. Rasti i vdekjes është nga komuna e Podujevës.

Numri total i rasteve pozitive është 108,623 raste prej 742,238 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,267 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (24), Ferizaj (12), Klinë (11), Gjilan (9), Podujevë (7), Pejë (7), Gjakovë (5), Lipjan (5), Rahovec (4), Fushë Kosovë (4), Mitrovicë (3), Kamenicë (3), Skenderaj (3), Deçan (3), Prizren (2), Viti (2), Shtime (1), Vushtrri (1), Istog (1), Dragash (1), Kaçanik (1) dhe Suharekë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar dy qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,667.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga komuna e Klinës.

Në total numri i rasteve aktive është 689.