Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 9 në tërë Kosovën

18.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,694 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 9 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 9 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,694 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 9 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,629 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë (2), Lipjan (2), Gjilan (2), Suharekë (1), Fushë Kosovë (1) dhe Prishtinë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.200.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjakovë (10), Prishtinë (2), Ferizaj (1) dhe Shtime (1).

Në total numri i rasteve aktive është 179./SuharekaOnline/