Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 10 në tërë Kosovën

01.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 10 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 10 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 10 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,768 raste dhe 2,258 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan (5), Prishtinë (3), Suharekë (1) dhe Mitrovicë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,345.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (7), Kaçanik (2), Mitrovicë (2) dhe Podujevë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 165./SuharekaOnline/