Një qytetar nga Suhareka gjen 100 euro në rrugë, paratë ia dorëzon menjëherë gruas që i humbi
Një qytetar nga Suhareka gjatë ditës së mërkurë ka gjetur në rrugë para në vlerë prej 100 eurosh. Qytetari nga Komuna e Suharekës (emër i njohur për redaksinë) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka gjetur në rrugë para në vlerë prej 100 eurosh të cilat pretendohej të ishin të një gruaje nga Komuna […]
Një qytetar nga Suhareka gjatë ditës së mërkurë ka gjetur në rrugë para në vlerë prej 100 eurosh.
Qytetari nga Komuna e Suharekës (emër i njohur për redaksinë) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka gjetur në rrugë para në vlerë prej 100 eurosh të cilat pretendohej të ishin të një gruaje nga Komuna e Suharekës e cila i kishte marr ato nga asistenca sociale.
Qytetari fillimisht tregon se rastin e kishte lajmëruar në polici e përveç se aty, ai tregon se ka kontaktuar edhe me Qendrën pë Punë Sociale në Suharekë, të cilët në bashkëpunim kanë arritur që të identifikojnë personin të cilit i kanë humbur paratë.
Pas këtij raportimi në redaksi, SuharekaOnline ka kontaktuar edhe me drejtorin e QPS-Suharekë, Sami Rrakaqi i cili ka konfirmuar se gruas që i kanë rënë paratë në momentin e parë që kanë arritur të kontaktojnë atë r kanë njoftuar për 100 eurot e humbura dhe të njejtës i janë kthyer nga personi i cili i ka gjetur ato.
Gjeste të tilla nga suharekasit të cilat janë humane janë mjaftë të shpeshta. Me sa duket qytetarët e Komunës së Suharekës kanë krijuar kulturë që gjërat e humbura qofshin ato para, dokumentacione apo edhe gjësende të tjera kërkojnë ndihmë dhe drejtohen gjithmonë në vendet e duhura për t’i dorëzuar.