Një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka tentuar të votojë dy herë në fshatin Vraniq

Në SHMFU “Dëshmorët e Kombit”, në Vraniq të Komunës Suharekë, personi me inicialet H.K që dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka tentuar që të votojë dy herë.

Kryesuesja e vendvotimit me nr. 2409A/01R, F.M, për Betimi për Drejtësi, ka deklaruar se “Një person nën ndikimin e alkoolit ka tentu me votu dy herë”.

Sipas saj, ajo së bashku me një komisioner e kanë larguar nga vendi i votimit.

Tutje, ka shtuar se i njëjti nuk ka mundur të votojë për të dytën herë. /BetimipërDrejtësi/

RAPORTO