Një mësimdhënës në Bllacë rezulton pozitiv me COVID-19

Ashtu siç është paralajmruar nga MASH fillimi i procesit mësimor (faza e dytë) sot ka filluar edhe në Komunën e Suharekës.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka treguar se mësimi (faza e dytë) ka filluar sot në të gjitha shkollat përveç në SHMT “Skënder Luarasi” për shkak të disa punimeve që janë bërë të dielën.

I pyetur për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, Bajselmani bëri të ditur se një mësimdhënës në fshatin Bllacë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

E kontaktuar nga SuharekaOnline drejotresha e shkollës “Ramë Bllaca” në Bllacë, Sadije Lumi ka bërë të ditur se mësimdhënësi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, para fillimit të procesit mësimor me 14 shtator dhe nuk ka pasur kontakt me stafin dhe me nxënësit.

Gjithashtu, drejtoresha Lumi ka bërë të ditur se ajo vetë është duke i zëvendësuar orët mësimore.

E pyetur për gjendjen shëndetësore drejtoresha Lumi thotë se gjendja e tij momentalisht është mirë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.