Regjistrohen 12 raste të vdekjeve nga COVID-19, një në Suharekë

07.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se nga 1,137 teste, kanë rezultuar pozitive 491 raste me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se sot brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste […]

Regjistrohen 12 raste të vdekjeve nga COVID-19, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se nga 1,137 teste, kanë rezultuar pozitive 491 raste me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se sot brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Gjithashtu brenda 24 orëve janë shëruar 66 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.634.

Brenda 24 ore nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19.