Një i shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 15 raste të reja pozitive në tërë Kosovën

Një i shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 15 raste të reja pozitive në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

20.07.2021 / Suhareka

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,144 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 15 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes nga ky virus. Rasti i vdekjës ëdhtë nga Komuna e Podujevës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,921 raste prej 705,224 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,265 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (4), Gjilan (4), Gllogoc (3), Kamenicë (2), Vushtrri (1), Podujevë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 11 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,549.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (4), Gjilan (3), Podujevë (2), Gjakovë (1), Suharekë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 107.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit