Një i shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 11 raste të reja pozitive në tërë Kosovën

16.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,366 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Një i shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 11 raste të reja pozitive në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,366 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 107,894 raste prej 697,843 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,264 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan (8), Gllogoc (1), Klinë (1) dhe Viti (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 17 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,531.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan (6), Prishtinë (5), Pejë (2), Suharekë (1), Istog (1), Viti (1) dhe Prizren (1).

Në total numri i rasteve aktive është 99.