Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 94 në tërë Kosovën

14.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 94 pacientë […]

Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 94 në tërë Kosovën Foto: SuharekaOnline

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 94 pacientë me COVID-19, ku një prej të shëruarve është nga Komuna e Suharekës.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (64), Mitrovicë (7), Skenderaj (4), Vushtrri (3), Fushë Kosovë (2), Pejë (2), Gjakovë (2), Podujevë (2), Obiliq (2), Suharekë (1), Leposaviq (1), Ferizaj (1), Gllogoc (1), Lipjan (1), Zveçan (1).

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.988.

Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë (4) dhe Fushë Kosovë (1)./SuharekaOnline/