Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 239 në tërë Kosovën

Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 239 në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Suhareka

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 18 raste pozitive me COVID-19.

Fatmirësisht përgjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë nuk është regjistuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 239 pacientë me COVID-19, ku një prej tyre në Suharekë.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Podujevë (9), Mitrovicë (7), Fushë Kosovë (7), Deçan (7), Ferizaj (5), Klinë (5), Viti (5), Gjakovë (4), Pejë (3), Kaçanik (3), Shtërpcë (2), Mamushë (2), Skenderaj (2), Dragash (2), Rahovec (2), Shtime (2), Lipjan (1), Suharekë (1), Obiliq (1), Istog (1) dhe Kamenicë (1).

LEXO EDHE:  Për 24 orë mbi 6500 të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë
RAPORTO