Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 147 në tërë Kosovën

04.06.2021

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Malishevë 1 rast. Gjithashtu, […]

Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 147 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Malishevë 1 rast.

Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 147 pacientë me COVID-19, ku një prej tyre në Suharekë.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Mitrovicë (48), Pejë (22), Prishtinë (16), Ferizaj (10), Lipjan (8), Fushë Kosovë (8), Podujevë (8), Gjilan (4), Prizren (3), Malishevë (3), Vushtrri (3), Klinë (2), Obiliq (2), Gjakovë (2), Istog (1), Deçan (1), Gllogoc (1), Viti (1), Kaçanik (1), Suharekë (1), Dragash (1), Rahovec (1).