Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 116 në tërë Kosovën

Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 116 në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

11.06.2021 / Suhareka

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 116 pacientë me COVID-19, ku një prej të shëruarve është nga Komuna e Suharekës.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (32), Ferizaj (13), Fushë Kosovë (11), Prizren (9), Lipjan (8), Gjilan (7), Podujevë (5), Klinë (4), Mitrovicë (3), Gjakovë (3), Pejë (3), Vushtrri (3), Kaçanik (3), Shtime (2), Leposaviq (2), Dragash (2), Istog (1), Skenderaj (1), Malishevë (1), Gllogoc (1), Viti (1), Suharekë (1),

LEXO EDHE:  As në qershor nuk ndalen vjedhjet në Suharekë, për dy javë ndodhën 8 të tilla

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.679.

Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan (2), Ferizaj (1), Lipjan (1), Kamenicë (1), Prizren (1), Pejë (1), Mitrovicë (1), Podujevë (1), Gjakovë (1).

RAPORTO