Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 103 në tërë Kosovën

13.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Gjakovës. Gjithashtu, […]

Një i shëruar në Suharekë nga COVID-19, 103 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Gjakovës.

Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 103 pacientë me COVID-19, ku nj prej të shëruarve është nga Komuna e Suharekës.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (47), Prizren (8), Podujevë (7), Vushtrri (6), Obiliq (5), Klinë (4), Fushë Kosovë (3), Gjilan (2), Dragash (2), Deçan (2), Ferizaj (2), Kaçanik (2), Viti (2), Mitrovicë (2), Suharekë (1), Gllogoc (1), Gjakovë (1), Shtërpcë (1), Malishevë (1), Rahovec (1), Kamenicë (1), Shtime (1), Kllokot (1).

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.894.

Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Gjakovë (2), Prishtinë (2), Gjilan (2), Deçan (1)./SuharekaOnline/