Një grua nga qyteti i Shtimes vjen në Policinë e Suharekës për të denoncuar burrin për dhunë

22.02.2023

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, L.K, e moshës 37 vjeçare. Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:30. “Më datën 21.02.2023, në ora 18:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Pjetërshticë të Shtimes ishte një rast i dhunës në […]

Një grua nga qyteti i Shtimes vjen në Policinë e Suharekës për të denoncuar burrin për dhunë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, L.K, e moshës 37 vjeçare.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:30.

“Më datën 21.02.2023, në ora 18:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Pjetërshticë të Shtimes ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin J.G (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili në vazhdimësi kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij L.K ( F/K) e moshës 37 vjeçare, e cila dje pasi ishte sulmuar nga burri i saj kishte arritur të dalë nga shtëpia dhe të raportoj rastin, fillimisht në stacionin e policisë në Suharekë”, thuhet në njoftim.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime.

Në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.