Nën ndikimin e alkoolit 27 vjeçari rrahu dy policë në Duhël
Në mbrëmjen e së mërkurës dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Duhël të Suharekës. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 22:35 një person është ndaluar nga policia pasi që […]
Në mbrëmjen e së mërkurës dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Duhël të Suharekës.
Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 22:35 një person është ndaluar nga policia pasi që i njëjti i ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Me të ndaluar policia, i dyshuari me inicialet D.B i lindur në vitin 1994 fillimisht i ka fyer me fjalë zyrtarët policorë më pastaj edhe i ka sulmuar fizikisht.
Osmanollaj tutje ka bërë të ditur se si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas një testi 27 vjeçari ka rezultuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit me ç’rast edhe është mbajtur 6 orë në stacionin policor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka thënë se rasti në polici është hapur si rast ”Sulm ndaj personit zyrtarë” dhe se i njëjti është duke u hetuar.