Nisin degjimet buxhetore, asambleistet ankohen se nuk kanë pranuar kornizën buxhetore për shqyrtim

para 31 dite

Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës dhe ekipi i tij kanë nisur dje procesin e dëgjimeve buxhetore me qytetarët, duke diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026-2028.

Nisin degjimet buxhetore, asambleistet ankohen se nuk kanë pranuar kornizën buxhetore për shqyrtim

Dëgjimet e para u mbajtën në Javor, Bllacë dhe Sllapuzhan, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe në fshatra të tjerë të komunës.

Në këto takime, Komuna ka ftuar një gamë të gjerë pjesëmarrësish, përfshirë qytetarë, përfaqësues të lagjeve/bashkësive lokale, OJQ-ve, komuniteteve, të rinj, pensionistë, studentë, komunitetin e biznesit, ndërmarrjet publike, anëtarë të Kuvendit Komunal, deputetë dhe punonjës të komunës.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve, pra asambleistët e Kuvendit Komunal, deri më tani nuk posedojnë asnjë dokument lidhur me KAB 2026-2028, pavarësisht faktit se ata do të jenë ata që në fund do të votojnë buxhetin.

Portali SuharekaOnline ka kontaktuar asambleistë nga të gjitha partitë politike në Suharekë për të pyetur nëse e kanë pranuar kornizën afatmesme buxhetore 2026-2028. Fandaj nga LVV dhe Dardan Berisha nga PDK konfirmuan se nuk kanë marrë asnjë dokument. Ndërkohë, Selman Kolgeci nga LDK bëri të ditur se dokumenti i fundit që kanë pranuar është korniza afatmesme buxhetore 2025-2027.

SuharekaOnline ka kontaktuar gjithashtu kryesuesin e asamblesë, Bexhet Kuçin, i cili ka deklaruar se korniza dhe procesi i dëgjimeve buxhetore janë nën kompetencën e ekzekutivit, pra të kryetarit, dhe se asambleistët do ta marrin dokumentin në asamble kur të jetë afati i duhur.

Etiketat

Ofertat e fundit