Nga viti në vit rritet numri i femrave punëkërkuese në Suharekë

05.05.2021

Sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës. Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës […]

Nga viti në vit rritet numri i femrave punëkërkuese në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës anëtarësisë që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.

Sipas Organizatës JoQeveritare ”SixBits” ende mbetet shqetësues numri i madh i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës, ku vetëm në mars të vitit 2021 kanë kërkuar punë rreth 4,600 qytetarë.

Gjithashtu, kjo organizatë tregon se numri i femrave të interesuara për punë nga viti në vit është rritur dhe i inkurajon ato që të kërkojnë të drejtën e punës që të jenë pjesë e zhvillimit të shoqërisë, për çka garantohet edhe nga ligji për barazi gjinore.

Sipas këtij ligji thuhet se duhet të mbrohet, trajtohet dhe vendoset barazia ndërmjet gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, me mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve dhe për kontributin e tyre në zhvillimin politik, ekonomik, social, kulturor dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

Organizata JoQeveritare ”SixBits” nga të dhënat që ka mbledhur thotë se rreth 8 përqind është diferenca e punëkërkuesve në mes gjinisë mashkullore dhe femërore brenda 7 viteve të fundit në Komunën e Suharekës.

Poashtu, OJQ ”SixBits” nga të dhënat që ka mbledhur tregon se nga to ka rezultuar se numri i femrave që kanë kërkuar punë nga viti në vit ka shënuar rritje, ku në mars të vitit 2020 numri i femrave punëkërkuese ishte për 1.3% më i madh se i meshkujve.