Nga ora 20:00 Policia e Kosovës me plan operativ për të kontrolluar se sa po zbatohen masat

06.11.2020

Ministria e Shëndetësisë ka marr sot vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19. Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë […]

Nga ora 20:00 Policia e Kosovës me plan operativ për të kontrolluar se sa po zbatohen masat

Ministria e Shëndetësisë ka marr sot vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ka bërë të ditur se në bazë të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, policia ka hartuar planin operativ sipas të cilit që nga ora 20:00 së bashku me inspektorët do të fillojnë patrullimin dhe kontrollimin e qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe të gjitha veprimtarive që i’u është ndaluar veprimtaria.

Osmanollaj gjithashtu ka bërë të ditur se Policia e Kosovës nuk do të tolerojë asnjë shkelje të këtij vendimi dhe se do të gjobiten të gjithë shkelësit pa asnjë kompromis.

Etiketat