Shaqir Palushi drejtor i kompanisë Golden Eagle përmes fondacionit të po të njëjtës kompani brenda pak muajve ka arritur që tu kthejë buzëqeshjen shumë familjeve.
Kompania që ai drejton, Frutex ka pushtuar tregun botëror me pijen energjike Golden Eagle dhe lëngjet Relax duke arritur që të eksportojë në mbi 30 shtete në mbarë botën.
I shpërblyer me mirënjohje si Top Ekportuesi i vitit për disa vite radhazi, kompania Frutex ka krijuar një rrjetë të gjerë të impaktit dhe humanizmit pothuajse në çdo cep të botës.
Në bashkëpunim me emisionin Dua të të bëjë të lumtur Shaqir Palushi u ka dalë ndihmë shumë familjeve duke dhuruar: apartamente, medikamente dhe mbështetje tejet të madhe për familje dhe fëmijët në nevojë.
Brenda kohës sa transmetoj emisioni z.Palushi kishte dhuruar një banesë për babain e dëshmorit nga Kavaja, Indrit Carës.
Së fundmi Fondacioni Golden Eagle ka marrë përsipër që të ndërtojë memorialin për familjen Berisha nē po të njëjtin vend ku 20 vite më parë ishin masakruar mbi 50 anëtarë të kësaj familje.
Por jo vetëm kjo, fondacioni që drejton z.Palushi çdo vit krahas ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë ndan mbi 100 bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe viset tjera shqiptare.
Fëmijët e sëmurë nga kanceri kanë qenë ndër përfituesit e parë nga Fondacioni Golden Eagle, ku ky i fundit kishte ndarë një shumë të të hyrave të tij për trajtimin dhe shërimin e tyre.