Nga nesër fshatrat e Suharekës fillojnë përballjen me reduktime të ujit deri në 10 orë

Hidroregjioni Jugor “ Sh.a njësia në Suharekë, njofton konsumatorët se për shkak të rritjes enorme të konsumit të ujit dhe keqpëdorimit të tij, Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Hidroregjioni Jugor” sh.a. Njësia Suharekë është e detyrurar të bëjë reduktime me qëllim që të bëhet një shpërndarje sa më e mirë e ujit.

“Konsumatorë të nderuar, për shkak të rritjes enorme të konsumit të ujit dhe keqpërdorimeve të ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A – Njësia Suharekë është e detyruar të bëjë reduktime të ujit me qëllim që të bëhet një shpërndarje sa më e mirë e ujit. Reduktimet do të realizohen sipas këtij orari:

  1. Rruga “Garibaldi” – Suharekë, nga ora 20.00 – 7.00
  2. Fshati “Reshtan” – nga ora 20.00 – 07.00
  3. Fshati “Gjinoc” – nga ora 09.00 – 19.00
  4. Rruga magjistrale “Pusi i Atit deri në Shirokë” – nga ora 09.00 – 19.00
  5. Fshati “Samadraxhë” – nga ora 20.00 – 07.00
  6. Fshati “Sallagrazhdë” – nga ora 20.00 – 07.00
LEXO EDHE:  Deri në 6 muaj burg në rast se nuk respektoni masën e vetizolimit në Slloveni

Aplikimi i reduktimeve fillon nga data 01 Korrik 2020.