Nga nesër bizneseve dhe gastronomisë në Suharekë u lejohet puna deri në ora 18:00

12.11.2020

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nesër nga ora 18:00. Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm (me 104 raste aktive). Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë […]

Nga nesër bizneseve dhe gastronomisë në Suharekë u lejohet puna deri në ora 18:00 Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nesër nga ora 18:00.

Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm (me 104 raste aktive). Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00 (pas orës 18:00 vetëm merre me vete).

Është rregulluar po ashtu transporti ku lejohet deri në 50% të kapaciteteve. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Bibliotekat lejohen të punojnë duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirave. Gjithashtu lejohen edhe fitneset dhe pishinat e mbyllura deri në 40% të hapësirave, si dhe aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura.