Nga muaji në muaj numri i lexuesve në bibliotekën e Suharekës shënon rënie!

03.07.2023

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin tre mujor të punës së Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale. Ky raport përfshin realizimin e shumë projekteve të cilat janë caktuar sipas Planit të Punes për këtë vit kalendarik, pra për vitin 2023, për periudhën 3 mujore janar-mars 2023. Në këtë raport është paraqitur edhe puna […]

Nga muaji në muaj numri i lexuesve në bibliotekën e Suharekës shënon rënie! Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin tre mujor të punës së Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale.

Ky raport përfshin realizimin e shumë projekteve të cilat janë caktuar sipas Planit të Punes për këtë vit kalendarik, pra për vitin 2023, për periudhën 3 mujore janar-mars 2023.

Në këtë raport është paraqitur edhe puna e Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, ku thuhet se kjo drejtori ka përfunduar aktivitetet e saj në bazë të sektorëve.

Në raportin e kësaj drejtorie është njoftuar edhe për aktivitetet e Bibliotekës së Qytetit “Hajdin Berisha” ku bëhet e ditr se për periudhën janar-mars 2023 në këtë bibliotekë janë regjistruar 796 lexues.

Në muajin janar të këtij viti në Bibliotekën e Qytetit ishin regjistruar 312 lexues. Ndërsa, libra të lexuara ishin: Në sektorin e fëmijvë të regjistruar 148 libra që janë marrë në shfrytëzim, ndërrimi i librave 258 copë. Kurse në sektorin e të rriturve të regjistruar 79 libra që janë marrë në shfrytëzim, ndërrimi i librave 170 copë.

Në muajin shkurt numri i lexuesve në salla ka rënë në 297. Libra të lexuara ishin: Në sektorin e
fëmijvë të regjistruar 146 libra që janë marrë në shfrytëzim, ndërrimi i librave 383 copë. Kurse në sektorin e të rriturve të regjistruar 110 libra që janë marrë në shfrytëzim, ndërrimi i librave 287 copë.

Kurse gjatë muajit mars numri i lexuesve në salla ishte 187. Libra të lexuara ishin: Në sektorin e
fëmijvë të regjistruar 53 libra që janë marrë në shfrytëzim, ndërrimi i librave 349 copë. Kurse në
sektorin e të rriturve të regjistruar 27 libra që janë marrë në shfrytëzim, ndërrimi i librave 254 copë.

Muaji/VitiNumri i lexuesve në Bibliotekën e Qytetit të Suharekës “Hajdin Berisha”
Janar/2023312
Shkurt/2023297
Mars/2023187
TOTALI:796

Gjithashtu gjatë kësaj kohe është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me MKRS për
paurimin e bibliotekës me tituj të rinjë në vlerë prej 6,451.00 euro.