Nga LDK e Suharekës e kritikojnë qeverisjen aktuale se i harroi nxënësit dhe mësimdhënësit

20.12.2020

Ashtu edhe siç ishte vendosur nga Ministria e Arsimit gjysmë vjetori i parë për këtë vit shkollor ka përfunduar ditën e premte. Ashtu si në të gjitha shkollat e Kosovës, edhe në ato të Komunës së Suharekës ka qenë një proces mësimor jo i zakonshëm, ku krahas sfidave të mësimdhënies dhe mësimnxënies ishte edhe përballja […]

Nga LDK e Suharekës e kritikojnë qeverisjen aktuale se i harroi nxënësit dhe mësimdhënësit Foto: Ilustrim

Ashtu edhe siç ishte vendosur nga Ministria e Arsimit gjysmë vjetori i parë për këtë vit shkollor ka përfunduar ditën e premte.

Ashtu si në të gjitha shkollat e Kosovës, edhe në ato të Komunës së Suharekës ka qenë një proces mësimor jo i zakonshëm, ku krahas sfidave të mësimdhënies dhe mësimnxënies ishte edhe përballja me pandeminë.

Por shqetësuese shihet edhe fakti që nxënësit dhe mësimdhënësit e Suharekës u harruan nga qeverisja aktuale. Kështu të paktën thotë anëtari i kryesisë së LDK-së në Suharekës, Selman Kolgeci.

Ai përmes një reagimi ka ngritur shqetësimin se si po të njëjtit nxënës u keqpërdorën nga qeverisja aktuale dhe më pas u harruan.

“Fillimi i procesit mësimor në shtator të këtij viti nuk ka qenë aspak i lehtë si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre. Kontakti i përditshëm i tyre si i mësimdhënësve me shumë nxënës dhe me kolegë, respektivisht edhe i nxënësve me bashkmoshatar ka qenë rrezik potencial i infektimit njëkohësisht edhe bartjes së infeksionit.

Megjithë rrezikun që kishin ata përfunduan edhe këtë gjysmë vjetor me shifra shqetësuese, me 2 mësimdhënës të vdekur, me 87 mësimdhënës e 19 nxënës të infektuar.

Edhe më shqetësuese është fakti që për këto shifra askush nuk foli, askush nuk i falënderoi, e askush nuk u’a uroi suksesin e treguar për këtë gjysmë vjetor. E ata që njëmend janë askushi, i keqpërdorën po të njëjtit nxënës dhe mësimdhënës për tu dukur dikushi. Që nga mbjellja e pseudo-fidaneve e deri tek stolisja e qytetit këta nxënës u keqpërdorën për fushata të rrjeteve sociale, që askushi të bëhet dikushi. Por në fund u harruan, siç u harruan edhe dy mësimdhënësit e tyre tashmë të ndjerë.

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër, faleminderit për kontributin tuaj që gjatë këtij gjysmë vjetori, pavarësisht rrezikut i dhatë më shumë se dije dhe guxim këtij qyteti. Suksese në gjysmë vjetorin e ardhshëm!” ka shkruar Kolgeci.