Nga 6 raste të mostruara nga Suhareka, të gjitha rezultojnë negativ

Mbrëmjen e 23 prillit në Prizren kanë dalë pozitiv në koronavirus nëntë persona, tetë prej të cilëve kanë qenë punonjës shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit, reparti i dializës.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot i janë marr mostrat 6 pacientëve të dializës të spitalit të Prizrenit që janë nga Komuna e Suharekës e që shërbimin e dializës e marrin në Spitalin e Prizrenit nga reparti i dializës, prej nga para dy dite 8 persona të stafit kanë rezultuar pozitiv për covid-19.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19, Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga rajoni i Prizrenit.

Nga 6(gjashtë) mostrat e marra sot prej pacientëve me dializë nga Komuna e Suharekës, të gjitha kanë rezultuar negativ për covid-19.

“Të gjithë punëtorët shëndetësorë kanë qenë të repartit të dializës. Njëri nga ta është mjek, njëri është staf teknik dhe gjashtë janë infermierë. Të gjithë janë në vetizolim në shtëpi” ishte raportuar ditën e premte.

RAPORTO