5 mostrat e marra sot në Suharekë rezultojnë negativ për covid-19

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Komuna e Suharekës.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot ka marr 5 mostra të reja në Komunën e Suharekës.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot janë marr 5 mostra të reja në Komunën e Suharekës.

Nga 5 mostrat e marra sot në Suharekë rezultojnë negativ për covid-19.

Drejtori i kësaj qendre ka bërë të ditur se të gjitha rastet e “dyshuara” si raste kontakti nga Suhareka janë në gjendje të mirë shëndetësore.

RAPORTO