Nga 40 lokalitete në Komunën e Suharekës, “Hidroregjioni Jugor” menaxhon ujësjellësin në 16 vendbanime

07.10.2021

Nga 40 lokalitete në Komunën e Suharekës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” menaxhon ujësjellësin në 16 vendbanime. Ndërsa sipas komunës 25 lokalitete kanë rrjet të ujësjelllësit. Fshatrat Budakovë, Cadrak,Delloc, Duhël, Javor, Kastërc, Krushicë e Epërme, Luzhnicë, Maçitevë, Neprebisht, Nishor, Papaz dhe Popolan nuk kanë ujësjellës. Në raportin e MAPL-së për vlerësimin e performancës komunale […]

Nga 40 lokalitete në Komunën e Suharekës, “Hidroregjioni Jugor” menaxhon ujësjellësin në 16 vendbanime

Nga 40 lokalitete në Komunën e Suharekës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” menaxhon ujësjellësin në 16 vendbanime. Ndërsa sipas komunës 25 lokalitete kanë rrjet të ujësjelllësit. Fshatrat Budakovë, Cadrak,
Delloc, Duhël, Javor, Kastërc, Krushicë e Epërme, Luzhnicë, Maçitevë, Neprebisht, Nishor, Papaz dhe Popolan nuk kanë ujësjellës.

Në raportin e MAPL-së për vlerësimin e performancës komunale për vitin 2019, Komuna e Suharekës ka raportuar për shtrirje të rrjetit të ujit të pijshëm në 96.86% te ekonomitë familjare, institucionet publike dhe ekonomitë biznesore.

Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Suharekës renditet e 10-ta për nga përqindja e qasjes së vendbanimeve në rrjetin e ujësjellësit me gjithsej 96.9% (2019).

Me këtë përqindje prej 96.9%, Suhareka lë pas vetës komunat si Hani i Elezit, Prishtinë, Gjakovë e Gjilan.

Në Komunën e Suharekës, KRU “Hidroregjioni Jugor” menaxhon kanalizimin në 16 vendbanime. Në raportin e MAPL-së për vlerësimin e performancës komunale për vitin 2019, Komuna e Suharekës ka raportuar 49.84% e
vendbanimeve kanë qasje në rrjet të kanalizimit.

Etiketat