Nga 17 mostrat e marra në Bllacë, në mesin e tyre edhe të një mjeku, 1 person rezulton pozitiv për covid-19

09.04.2020

Gjatë ditës së mërkurë nga Drejtoria e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren janë marr mostrat nga 16 familjar të 21 vjeçarit të infektuar me covid-19 dhe një mjeku. Nga rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se 1 person nga fshati Bllacë e Komunës së Suharekës rezulton pozitiv […]

Nga 17 mostrat e marra në Bllacë, në mesin e tyre edhe të një mjeku, 1 person rezulton pozitiv për covid-19 Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë nga Drejtoria e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren janë marr mostrat nga 16 familjar të 21 vjeçarit të infektuar me covid-19 dhe një mjeku.

Nga rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se 1 person nga fshati Bllacë e Komunës së Suharekës rezulton pozitiv për covid-19.

E gjatë ditës së mërkurë në fshatin Bllacë janë marr 17 mostra për testim në virusin SARS-CoV-2, në mesin e tyre edhe nga një mjek i cili ka pasur kontakt me të afërmit e të infektuarit.

Sipas rezulateve 16 prej tyre kanë rezultuar negativ për covid-19, ndërsa 1 ka rezultuar pozitiv, shkruan SuharekaOnline.

Këto mostra janë marr për arsye preventive që të hulumtohen kontaktet e 21 vjeçarit nga Bllaca.

Kujtojmë se 21 vjeçari i konfirmuar si pozitiv me covid-19 që nga momenti që ka shkuar në Banjë është vetizoluar atje dhe nuk është kthyer më në Bllacë.