Nga 96 pikë në total, Suhareka merr 78 për nga transparenca

03.03.2020

Transparenca dhe llogaridhënia e insitutucioneve publike, janë një nga parakushtet kyçe, për konsolidimin e një shteti demokratik. Transparenca e institucioneve publike, ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e mirëfilltë të institucioneve publike dhe rrjedhimisht përmirëson jetën e qytetarëve. Për më shumë, transparenca institucionale rritë bashkëpunimin mes qytetarëve dhe institucioneve publike, dhe mundëson pjesëmarrjen më të madhe të […]

Nga 96 pikë në total, Suhareka merr 78 për nga transparenca Foto: Ilustrim

Transparenca dhe llogaridhënia e insitutucioneve publike, janë një nga parakushtet kyçe, për konsolidimin e një shteti demokratik. Transparenca e institucioneve publike, ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e mirëfilltë të institucioneve publike dhe rrjedhimisht përmirëson jetën e qytetarëve.

Për më shumë, transparenca institucionale rritë bashkëpunimin mes qytetarëve dhe institucioneve publike, dhe mundëson pjesëmarrjen më të madhe të grupeve të margjinalizuara në vendimmarrje.

Viteve të fundit Komunat në Kosovë, kanë shënuar rritje në nivelin e transparencës dhe llogaridhënies, duke mundësuar kështu, që qytetarët të kenë qasje në informata publike dhe të jenë pjesë e politik-bërjes në nivelin Komunal.

Kështu nga gjithsej 96 pikë, Komuna e Suharekës ka marr 78 pikë në 48 indikator. Nga tabela e publikuar nga KDI Komuna e Suharekës është vlerësuar me zero pikë në këta indikatorë:

  1. Publikimi i listës së pronave të dhëna me qira nga Komuna
  2. Hapja e të dhënave statistikore Open Data
  3. Linjë direkte pa pagesë për qytetarët
  4. Publikimi i buxhetit të komunës për vitin 2020 në uebfaqen e komunës

Për vitin 2018 Komuna e Suharekës ishte vlerësuar 62.71% transparente ndërsa në vitin 2019 është ngritur për 18.54% dhe renditeti si 81.25% transparente.

Me 1 pikë është vlerësuar Komuna e Suharekës në:

  1. Informimin e qytetarëve për seancat e Kuvendit Komunal në lokacionet e parapara: shpalljet publike në vende të frekuentuara më shumë, mediave vizive dhe elektronike dhe në rrjete sociale
  2. Publikimi i linqeve të videove të mbledhjeve të kuvendit pas mbajtjes së tyre

Komunat janë poentuar me 0 deri në 2 pikë, varësisht nga niveli i informacionit që ato kanë ofruar apo kanë qenë të qasshme.