Nesër ritestohen dy pacientë me covid-19 nga Bllaca e Suharekës

Kanë kaluar gjithsej 15 ditë që kur 21 vjeçari nga Bllaca e Suharekës i cili gjendet në vetizolim në Banjë të Malishevës kishte rezultuar pozitiv me covid-19.

Dy ditë më pas, saktësisht më datën 8 prill Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prizren kishte mostruar 17 persona nga fshati Bllacë i Komunës së Suharekës, në mesin e të cilëve 16 familjar të 21 vjeçarit të infektuar me covid-19 dhe një mjek nga fshati Bllacë, e që ky i fundit kishte rezultuar pozitiv në testin për covid-19.

Të mërkurën bëhen 16 ditë për 21 vjeçarin dhe 14 ditë për mjekun, të dy nga Bllaca, që janë identifikuar me virusin corona.

Për të parë se nëse këta dy pacientë nga Komuna e Suharekës janë shëruar nesër do të bëhet ritestimi i tyre.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se të mërkurën do të ritestohen dy pacientë nga Bllaca e Suharekës.

“Po pikërisht nesër do të ritestojmë dy pacientë nga fshati Bllacë ku njëri prej tyre është në vetizolim në Banjë dhe tjetri është mjeku i konfirmuar me covid-19” ka thënë drejtori, Dr.Fadil Kryeziu.

Ai gjithashtu ka folur edhe për gjendjen aktuale në Komunën e Suharekës lidhur me pandeminë duke e vlerësuar si situatë të qetë dhe se për momentin nuk kemi raste të reja.

Drejtori i kësaj qendre ka bërë të ditur se të gjitha rastet e “dyshuara” si raste kontakti nga Suhareka janë në gjendje të mirë dhe për momentin nuk janë duke manifestuar simptoma të covid-19, për çka edhe nuk është pa e arsyeshme mostrimi i tyre.

RAPORTO