Nënkryetarja Suka pranon sfidën “Mbjellë një pemë” sfidon kolegë dhe ish-kolegë

Sfida për mbjellje të një peme është duke vazhduar me trend të lartë në Kosovë dhe ka përfshirë politikanë, artistë dhe qytetarë të shumtë.

Sot ka qenë nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka e cila ka pranuar sfidën e Berat Gegaj dhe së bashku me ish nxënësit e saj të kl. XII/1 ka mbjellur një pemë në oborrin e SHM Profesionale “Abdyl Ramaj”në Shirokē.

Për të vazhduar fushatën për një ambient më të bukur dhe më të pastër në shenjë respekti ftoj në sfidën e radhës: Bexhet Kuqi -kryesues ne Kuvendin Komunal, Sanie Kuqi drejtoreshë e Urbanizmit në K.Suharekë
Ramë Morina drejtor i SHMP “Abdyl Ramaj”Shirokë, Maturantet e gjenerates 2018/2019 XII-1 kujd.Artane Berisha, XII-2 kujd. Edije Bytyqi, XII-3 kujd.Valbona Baraliu Daka, XII -4 kujd. Agron Bytyqi XII-5 kujd. Ganimete Seferaj, XII-6 kujd. Aziz Bytyqi, XII-7 kujd.Albanë Zhuri, XII-8 kujd.Luljeta Kuqi, XII-9 kujd. Mehmet Bytyçi, XII-10 kujd. Nushe Elshani ,XII-11 kujd. Fatime Ahmeti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.