Nën ndikimin e alkoolit kërcënon me armë zjarri një person, arrestohet qytetari nga Suhareka

16.10.2020

Të enjten nga Policia e Suharekës është arrestuar një person i cili kishte kërcnuar një tjetër person me armë. Sipas informacioneve të SuharekaOnline bëhet e ditur se të enjten rreth orës 03:16 një person nën ndikimin e alkoolit pas disa fjalëve fyese ia ka drejtuar armën e zjarrit një personi tjetër. Policia ka reaguar menjëherë […]

Nën ndikimin e alkoolit kërcënon me armë zjarri një person, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Të enjten nga Policia e Suharekës është arrestuar një person i cili kishte kërcnuar një tjetër person me armë.

Sipas informacioneve të SuharekaOnline bëhet e ditur se të enjten rreth orës 03:16 një person nën ndikimin e alkoolit pas disa fjalëve fyese ia ka drejtuar armën e zjarrit një personi tjetër.

Policia ka reaguar menjëherë pas raportimit të rastit, nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit dhe katër fishekë të kal.7.65 mm.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.