Sonte asnjë rast pozitiv me covid-19 në Suharekë

28.04.2020

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka. Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot në Komunën e Suharekës ka marr 14 mostra, ku prej tyre 9 janë ritestim pas 15 dite, 3 mostra të reja dhe […]

Sonte asnjë rast pozitiv me covid-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot në Komunën e Suharekës ka marr 14 mostra, ku prej tyre 9 janë ritestim pas 15 dite, 3 mostra të reja dhe 2 raste kontakti me pacientët e dializës me covid-19.

Sipas rezultateve të publikuara nga IKSHPK deri më tani në Komunën e Suharekës nuk ka raste pozitive me SARS-CoV-2.

Në tërë Kosovën sonte me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

Kujtojmë se në Suharekë deri më tani janë identifikuar 35 raste me covid-19, në mesin e tyre 3 të shëruar dhe 1 i vdekur.