Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë ka njoftuar se është hapur vendvotimi në zyrën e saj për votimin e marrëveshjes së sotme për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Njoftimi i plotë i kësaj Qendre:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë.
Ashtu siç jeni të informuar sot është nënshkruar marrëveshja për koalicion qeveritar mes Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës.
Bazuar në Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, marrëveshjet qeveritare aprovohen me demokraci të drejtëpërdrejtë, pra secili anëtarë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! voton pro apo kundër kësaj marrëveshje.
Në kuadër të kësaj është hapur vendvotimi në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë.
Ju bëjmë ftesë të gjithë anëtarëve të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë që të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre.
Vendvotimi është i hapur deri në ora 19:00.
Me respekt
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Therandë