Në Vraniq po bëhet rregullimi i urave, banorëve do t’u krijojnë mundësi kalimi më të mirë

09.12.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vazhduar punën në teren duke inspektuar punimet e urave në fshatin Vraniq. Vraniqi, hyn në radhën e fshatrave malore që ka Komuna e Suharekës, andaj çdo herë gjatë stinës së dimrit nëpër fshatrat malore, kërkohet të intervenohet në infrastrukturë, sidomos në atë rrugore. Prandaj në këtë fshat […]

Në Vraniq po bëhet rregullimi i urave, banorëve do t’u krijojnë mundësi kalimi më të mirë Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vazhduar punën në teren duke inspektuar punimet e urave në fshatin Vraniq.

Vraniqi, hyn në radhën e fshatrave malore që ka Komuna e Suharekës, andaj çdo herë gjatë stinës së dimrit nëpër fshatrat malore, kërkohet të intervenohet në infrastrukturë, sidomos në atë rrugore.

Prandaj në këtë fshat këto ditë po punohet në rregullimin e urave për arsye që banorëve t’u mundësohet kalim më të mirë.

Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, sot ka inspektuar punimet në këtë fshat dhe me këtë rast u shpreh: “Në Vraniq po bëjmë rregullimin e urave, të cilat banorëve do t’u krijojnë mundësi kalimi më të mirë. Krahas punëve tjera, angazhimi im në teren do të mbetet i përhershëm.”