Në Suharekë 25 raste aktive me COVID-19 dhe 14 të vdekur

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë vazhdimisht është duke mbledhur mostra për COVID-19 në terren.

Sipas statistikave të IKSHPK-së dhe nga Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës deri më tani janë regjistruar 213 persona të infektuar me korona virus.

Drejroresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka treguar të dhënat për gjendjen në Suharekë që nga fillimi i pandemisë.

“Në 7 ditët e fundit nga rezultatet zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në komunën tonë, kanë rezultuar pozitiv 10 raste të reja, kurse 10 raste janë shëruar.

Ndersa rasti i sotem i konfirmuar është rast i njejte i ditēs se djeshme qē dmth se sot nuk kemi asnjë rast të konfirmuar.Lajm i mirë gjatë kësaj jave është se nuk kemi as një rast të vdekjes nga Covid 19.

Ne fazen te cilen jemi me situaten e pandemis ne komunen tonē fokusi ynë ēshtē në institucionet shkollore, në menyrë që sa më lehtë te indentifikohen rastet e paraqitura dhe të merren masat parandaluese.

Nga dita e parë e deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 213 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 174 të shëruar plotësisht, 14 kanë humbur jetën dhe 25 raste janë akoma aktive.Kujdesuni për veten dhe familjen!” ka njoftuar Kuqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.