Në QKMF-Suharekë së shpejti bëhet PAP-testi (skreningu i kancerit të qafës së mitrës) te gratë/nënat

13.07.2021

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë së shpejti do të fillojë edhe me disa shërbime të reja. Gjatë ditës së sotme drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi është pritur në takim nga përfaqësuesit e AMC (Aksioni për Nëna dhe fëmijë) në Prishtinë. Gjatë këtij takimi është vendosur […]

Në QKMF-Suharekë së shpejti bëhet PAP-testi (skreningu i kancerit të qafës së mitrës) te gratë/nënat Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë së shpejti do të fillojë edhe me disa shërbime të reja.

Gjatë ditës së sotme drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi është pritur në takim nga përfaqësuesit e AMC (Aksioni për Nëna dhe fëmijë) në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi është vendosur që shumë shpejt të bëhet në shërbimin e gjinekologjisë në Suharekë, PAP-testi (skreningu i kancerit të qafës së mitrës) te gratë/nënat e Suharekës.

Sipas drejtoreshës Kuqi ky test do të realizohet falas.

Kjo do të mundësoj: Preventivën, diagnostifikimin e hershëm dhe trajtimin e këtyre rasteve. Projekti realizohet me ndihmën e AMC-së (aksioni për nëna dhe fëmijë) Institutit të Patologjisë të SHKUSK-spitalin regjional ne Prizren dhe Drejtorisë së Shëndetësisë-Suharekë.

“QKMF së shpejti vazhdon me projekte të reja në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë”, ka thënë drejtoresha Kuqi.