Në mesin e të akredituarëve nga Gjykata Speciale edhe avokati nga Suhareka

Dhomat e Specializuara kanë nisur një fazë të re të punës. Aktakuzat e para veçse janë ngritur nga ana e prokurorit të Specializuar në Hagë.

Por tanimë janë bërë publik edhe emrat e avokatëve mbrojtës që janë akredituar për t’u marrë nga afër me rastet e Speciales. 

Mbi 44 avokatë mbrojtës të akredituar nga Specialja janë nga Kosova. Gjithashtu numër i madh i tyre është edhe nga Serbia si dhe nga vendet e tjera të botës.

Në mesin e 44 avokatëve të akredituar nga Specialja është edhe avokati nga Suhareka, Natal Bullakaj.

Bullakaj deri më tani ka përfaqësuar të ftuar nga Gjykata Speciale nga rrethina e Suharekës.

Ndryshe Gjykata Speciale u krijua në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, për të gjykuar krimet e kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë dhe menjëherë pas luftës së viteve 1998-1999.