Në Kosovë, 24.000 familje varen nga ndihmat sociale, prej tyre 480 në Suharekë

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë, ku prej tyre 480 familje janë nga Komuna e Suharekës.

Duke krahasuar periudhat e njëjta të vitit 2018 dhe vitit 2019 me këtë vit vërehet se numri i familjeve me asistencë sociale në Komunën e Suharekës ka pësuar një renie të lehtë, mirëpo prapë shifrat janë shqetësuese duke llogaritur edhe situatën e krijuar nga pandemia.

Në kuadër të zbatimin të programit për rimëkëmbje ekonomike, në mbledhjen e 28 shtayorit të kabinetit qeveritar është marrë vendim që të ndahen 7 milion e 500 mije euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, e cila do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.

Në Komunën e Suharekës janë rreth 480 familje që marrin asistencë sociale me rreth 2200 anëtarë.

Nëse një familje një anëtarëshe deri më tani ka marr 50 euro asistencë sociale, në tre muajt e ardhshëm do të merr 100 euro dhe kështu në bazë të skemës aktuale shuma dyfishohet.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.