Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e disa rrugëve lokale në fshatin Greikoc, të Suharekës.

E për ti parë për së afermi punimet ka dalë edhe i pari i komunës Bali Muharremaj, ku përmes një njoftimi ai ka treguar se në këtë fshatë ka filluar asfaltimi i disa rrugëve lokale, ku sipas tij do të krijohën mundësi dhe kushte sa më të mira për banorët e këtij fshati.

” Po bëhet asfaltimi i rrugëve lokale në Greikoc, për të krijuar mundësi dhe kushte sa më të mira për banorët ”, shtoi Muharremaj.

Ai shtoi, se si komunë, po angazhohën maksimalisht që të kenë edhe projekte të tjera në të ardhmën.

” Ne po angazhohemi, që të kemi edhe projekte tjera në të ardhmen për këtë fshat ”, tha Muharremaj,